Juventus-Barça, ja formacionet

0

Te Juventus nuk ka dramë pas dëmtimit të Kielinit, pasi Alegri vendos të luajë me Barazaljin. Në dy stërvitjet e fundit, sipas raportimit të Sportmediaset, ai ka dhënë garancitë fizike dhe do të rreshtohet në mbrojtjen me 4 të Juventusit në krah të Bonuccit. Atyre do ti takoje të merren me tre ujqërit Messi, Neymar e Suarez. Barazalji nuk është se është përshtatur mirë në mbrojtjen me 4, por në ndeshjen më të rëndësishme të vitit do të luajë aty, sipas Alegrit, kondicionuar edhe nga mungesa e djeshme e Kielinit.
Ja edhe formacionet e mundshme te te dyja skuadrave ne prag te finales se madhe te Berlinit:
Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Evra; Marchisio, Pirlo, Pogba; Vidal; Tévez, Morata.
Barcellona (4-3-3): Ter Stegen; Dani Alves, Piqué, Mascherano, Jordi Alba; Rakitić, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez, Neymar.
Asnjë problem në kampin tjetër te skuadra e Barcelonës në një kohë që edhe dyshimi Iniesta nuk është më. Luajnë që të gjithë. Ndeshja do të gjykohet nga një trupë arbitrale turke me kryesor Çakir, teksa Barcelona ka nisur prej ditësh të ngarkohet në kompanitë e basteve me fitoren e saj, e cila kuotohet 1.6 apo edhe 1.65, teksa në një koeficient të madh, deri te 5 shikohet fitorja e Juventusit. Italianet e Juventusit kthehen serish ne Berlin, aty ku ne 2006-ten fituan kupen e Botes, kete radhe disa prej tyre kerkojne serish te ngrene trofe, edhe pse perballe kane nje makineri me shume se sa te rende, por edhe jo te pamundur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here