Ja listat e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës

0

PRISHTINË, 11 SHKURT – Kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës. Kryetari Komisionit para deputeteve ka njoftuar se kishin aplikuar gjithsej 66500 persona. Çeku ka bërë me dije se komisioni që nga sot ka filluar me shpalljen e listave të veteranëve, fillimisht me dy zonat në të cilat tashmë ka përfunduar verifikimi i aplikacioneve, atë të Llapit dhe Karadakut. Publikimi i listave të plota do të bëhet sipas tij me 20 shkurt 2015. “Pas publikimit të listave do të fillojë afati i të drejtës së ankesës për të gjithë ata që mendojnë se u është mohuar apo u është bërë ndonjë e padrejtë gjatë kategorizimit apo vlerësimit të aplikacioneve dhe pas kalimit të këtij afati prej 30 dite do të bëhet publikimi i Listës finale”, ka bërë me dije Agim Çeku.
Lexuesit e Portalit “Online” mund të klikojnë në vegëzën më poshtë për të parë listat që kanë filluar të publikohen dhe do të vazhdojnë të publikohen ditëve në vijim sipas Zonave Operative, nga Komisioni Qeveritar.
http://komveterani.net/?page=1%2C86

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here