“Ju dua të gjithëve dhe më falni që nuk i kthej të gjitha mesazhet por ia dolëm për në Hollywood”

0

Linda Halimi të mërkurën është paraqitur në sezonin e fundit të programit të talenteve përtej oqeanit ‘American Idol’.

Performanca e saj mahniti jurinë në të cilën shfaqet edhe Jennifer Lopez. Lindita mori komente shumë pozitive por jo vetëm nga paneli i jurisë por edhe nga publiku, transmeton Prive.al .
Suportin e tyre e adresuan përmes medieve sociale për të cilët Lindita i është përgjigjur përmes një statusi: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë. Ju dua të gjithëve dhe më falni që nuk i kthej të gjitha mesazhet por ia dolëm për në Hollywood.”
Pas përfundimit të audicioneve, Lindën do e shohim të ngjitet në skenë për fazën e dytë të spektaklit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here