Jovana Nikoci, modelja shqiptare që do ta shoh veten në pasarelat botërore

0

Modelja Jovana Nikoci e ka një synim: ajo do që të arrijë majat e suksesit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. Në një intervistë ajo thotë se ka ëndërr që ta shoh veten në pasarelat botërore. Gjithashtu do që të jetë një juriste e mirë. Idhulli i saj është modelja edhe aktorja e famshme Monica Belluci. Ajo duke qeshur thotë se mashkulli ideal gjendet vetëm në ëndrra dhe përralla.

Kush është Jovana jashtë fushës së modës?

Jam një vajzë e thjeshtë qe u përkushtoj shumë kohë njerëzve të mi të dashur, gjithashtu më pëlqen të udhëtoj edhe të dëgjoj muzikë.

Pse merrni me modelim?

Merrem me modelingun, sepse më bën te ndihem ndryshe, gjithashtu është pasioni im dhe besoj që i plotësoj të gjitha kriteret. Besoj që do arrijë sukses.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Synimet e mia në fushën e modës janë të shumta, të kem një karrierë të sukseshme, synoj të arrijë në vende të ndryshme të botës , jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Dëshiroj ta shikoj veten në pasarelat botërore.

 A keni menduar se cilin drejtim do ta studioni?

Po e kam menduar sepse jam në vit të fundit në gjimnaz edhe mendoj që studimet do i vazhdoj për Drejtësi.

 A i kushtoni kohë leximit?

Po i kushtoj kohë leximit, sepse edhe leximi është i rëndësishëm.

Keni ndonjë idol që iu pëlqen dhe iu frymëzon?

Idhulli im për në fushën e modës është modelja edhe aktorja e famshme Monica Belluci. Kurse nuk përjashtoj se edhe familja janë shumë të rëndësishëm për mua edhe janë ata që më frymëzojnë për çdo hap që bëj në jetën time. Jam me fat që kam një familje të tillë.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal për mua është babai im, kurse për partnerin ai ekziston vetëm në endrra ose përralla (Qesh v.j.)  Gjithsesi mendoj se kam kohë të mjaftueshme ta kërkoj atë kam shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipëria më pelqen edhe e dua sepse është vendlindja ime, gjithashtu ka shum vende të bukura per t’u vizituar, gjëja që nuk më pëlqen është mentaliteti i njerëzve edhe shume njerz nuk kanë kulturë edhe nuk ekziston bashkupunimi midis njëri-tjetrit

A ndiheni më mirë në Tropojë apo në Tiranë?

Tropoja është vendi ku unë kam lindur edhe rritur gjithashtu , jam shum e lidhur me Tropojën sepse arsyeja që ndihem më mirë në Tropojë është se kam familjen time, shoqërinë, me pak fjalë njerëzit e mi të dashur, por edhe në Tiranë ndihem mjaft mirë.

Po në Kosovë a keni qenë ndojëherë?

Po në Kosovë shkoj shumë shpesh, jam shumë e lidhur me Kosovën.

 Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë të mbaroj gjimnazin të bëhem një juriste e mirë. Gjithashtu mund të theksoj se në fushën e modës nuk mund të zbuloj asgjë për momentin, por kam shumë plane edhe disa prej tyre i kam të projektuara edhe do i vë në zbatim shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here