Anthony Joshua është afër caktimit të një meçi me Jarrell Miller, pasi Dillian Whyte nuk është duke lëshuar pe në negociatat për një rimeç në prill.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBA, IBF dhe WBO i ka bërë ofertë Millerit për t’i mbrojtur titujt e tij më vonë këtë vit, si opsion i tjetër nëse i dështon rimeçi me Whyte, derisa Deontay Wilder dhe Tyson Fury duket se janë pajtuar për një rimeç mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Zgjedhja e parë dhe e dytë për Joshuan kanë qenë Wilder dhe Fury, ndërsa Whyte zgjedhja e tretë, por sipas Ring Magazine meçi i caktuar për 13 prill me Whyte në Wembley tashmë ka dështuar.

Nëse një marrëveshje mund të arrihet, megjithatë, Joshua vs Whyte II mund të ndodhë në një datë tjetër, edhe pse është mësuar se boksieri nga Brixton ka kërkuar kohë më të gjatë për t’u stërvitur dhe deri më 13 prill kanë mbetur vetëm edhe 11 javë.

Bisedimet janë duke vazhduar, por Whyte ka kërkesa të larta financiare.   

Ndërkohë, Joshua i ka bërë ofertë zyrtare Millerit për një meç në Madison Square Garden në SHBA në qershor. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë amerikani të hënën mbrëma.

“Po, ka pasur fjalë rreth kësaj së fundmi. Në fakt, më ka ardhur një ofertë sot në mëngjes”, tha Miller.

“Por, gjithçka varet nëse Dillain Whyte dëshiron të boksojë ose jo. Ata thonë se nëse arrijnë marrëveshje me mua, atëherë do ta shmangin Whyten dhe ai [Joshua] do të boksojë kundër meje në qershor”, shtoi ai.

“Whyte po e humb një mundësi sepse është kokëfortë për shifra. Nuk është ofertë e keqe… synimi im përfundimtar është të më jepet mundësia për titull, po mendoj për trashëgimin së pari e pastaj paratë vijnë”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here