Joshua e fton Wilderin në duel më 13 prill, duke i siguruar se do të fitojë “një mal” me para

0

Anthony Joshua i ka bërë një ftesë befasuese Deontay Wilderit.

Anthony Joshua e ka ftuar Deontay Wilderin të boksoj kundër tij, duke i siguruar se ai do të fitojë një mal me para.

“Wilder është i detyruar të marrë një vendim për të ardhmen, nëse do të duelojë me mua apo dëshiron revanshin. Topi është në fushën e tij edhe pse e di që ai preferon revanshin me Fury”, ka thënë boksieri anglez.

“Nëse ai zgjedh revanshin unë do të shoh alternativat e tjera”, u shpreh Anthony Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

“Unë e pres të vijë në “Wembley” më 13 prill dhe të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen. Jam gati ta paguaj sa ai dëshiron, shumë më tepër nga sa ka fituar deri më tani në karrierën e tij.

“Do t’i jap shansin të duelojë për të fituar edhe 4 titujt kampionë bote që kam unë, nëse arrin t’i fitojë”, ka shtuar më tej Joshua.

Wilder mban titullin e kategorisë WBC në këtë Divizion, i vetmi që i mungon Joshuas, që mban titujt e kategorinë IBF, IBO, WBA dhe WBO.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here