Joshua: Do t’i nokautojë ‘‘top-10 boksierët” e peshës së rëndë, një e nga një

0

Anthony Joshua, është rikthyer në vendlindje dhe në palestër, duke nisur përgatitjet për duelin e tij të radhës, më 13 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Për momentin nuk ka një rival zyrtar edhe pse lista e kandidatëve është e gjatë. Joshua ka postuar një video nga stërvitja me pesha në palestër, duke shkruar: “Më i fortë se kurrë. Do t’i mposht me ‘KO’ të gjithë ‘top-10’ boksierët e peshës së rëndë, një e nga një”.

Një premtim ky i boksierit britanik, që synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here