Jorginho kishte 2 fanse të veçanta në Evropian

0

Jorginho ishte “regjisori” i Italisë, që fitoi “Euro 2020”. Nga këmbët e tij kalonte thuajse çdo pasim, bënte tranzicionin e duhur të topit mes mbrojtjes dhe sulmit. Me të drejtë mori vlerësimet maksimale nga specialistët. Për fat të mirë, penalltia e humbur në finale me Anglinë u kompensua nga Donnarumma, që priti dy të tilla të Anglisë, pa llogaritur tjetrën, e përfunduar në shtyllë nga Rashford.

Një detaj tejet interesant vjen nga finalja e “Wembley”, ku Jorginho kishte dy tifoze të veçanta, të cilat e mbështetën fort gjatë gjithë kohës. Sikurse shihen në foto, të dyja kanë numrin 8, të Jorginho, në shpinë. Po cilat janë këto dy femra? Pikërisht këtu qëndron aspekti pikant i rastit. Njëra është ish-gruaja e mesfushorit, me të cilën ka edhe dy fëmijë, tjetra është e dashura aktuale, lidhje e cila ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të futbollistit.

Me të parën është divorcuar, por mban raporte tejet miqësore prej fëmijëve të përbashkët që kanë. Tjetra ka hyrë në zemrën e Jorginho dhe është punonjëse e klubit të Chelsea. Ajo ishte ndër anglezet e pakta që bënte tifo për Italinë në atë finale. Natalia, nëna e dy fëmijëve të parë, kërkoi ndarjen sapo mori vesh flirtin me përkthyesen e Chelsea dhe ish-aktoren Catherine Harding.

Kjo e fundit është nëna e fëmijës së tij të tretë. Sikurse duket edhe në fotot e fundit, të bëra në ishullin e njohur grek Mykonos, të dy janë bashkë dhe mjaft të lumtur. Diçka e rrallë, sepse edhe marrëdhëniet me Natalia janë të shkëlqyera. Ajo ishte gjithmonë në stadium, në mbështetje të babait të dy fëmijëve, në “Euro 2020”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here