Johann Gudenus:Amerika si “babai shpirtërorë” i shtetit të Kosovës duhet të merret edhe me emigrantët ilegal

0

Partia e Lirisë në Austri, duke komentuar fenomenit të numrit të madh të emigrantëve kosovarë që prekur shumë edhe këtë shtet, fajin ia hedh Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nënkryetari i kësaj partie Johann Gudenus thotë se në Kosovë nuk ka luftë e as nuk është zonë krize, por atje sipas tij është krijuar një shtet jofunksional dhe për këtë e kanë fajin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se Kosova u bë shtet duke u shkelur e Drejta Ndërkombëtare. Sipas tij, tani është obligim i SHBA-ve që t’i marrë ata emigrant, “pasi në fund të fundit babai shpirtëror dhe gjeostrategjik i atij shteti, dhe duhet ta marrë këtë përgjegjësi”.

Gudenus thotë se ky është një nga faktet që tregon se Austria bëri gabim kur vendosi që të njohë pavarësinë e këtij shteti, të shpallur pa referendum. (lajmi.net)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here