Johanesburg:përplasje trenash,300 persona të lënduar

0

Dy trena përplasen në Johanesburg, 300 të lënduar Rreth 300 persona janë lënduar nga një përplasje mes dy trenave në afërsi të qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Përplasja ndodhi në orën 18:30 me kohën lokale në stacionin Booysens, në jug të Johanseburgut.

Ende nuk dihen arsyet e këtij aksidenti, por raportet e para flasin për një tren në lëvizje që ka goditur një tjetër që ka tashmë ka qenë në stacion.

Ekipet e emergjencave i kanë thënë “Associated Press” se ende janë në kërkim të personave të tjerë, pasi dyshohet se gjenden të bllokuar në disa prej vagonëve.

Në mesin e të lënduarve ka shumë fëmijë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë të vdekur./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here