Jevtiç i ankohet Mimoza Kusarit-Lila për aktakuzën kundër Jabllanoviqit

0

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, është takuar sot me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, së cilës ia ka shprehur shqetësimin e vet për aktakuzën ngritur nga ana e Gjykatës Themelore të Gjakovës kundër kryetarit të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq, për të cilën mendon se është “e motivuar politikisht”, njoftoi me anë të një kumtese kabineti i Jevtiqit.
“Në një kohë kur Kosova po punon për ndërtimin e besimit reciprok në mes të popujve, kur është fjala për integrimin e serbëve në sistemin gjyqësor të Kosovës i njëjti sistem ngre një aktakuzë të motivuar politikisht për vepra verbale kundër liderit të Listës Serbe, subjektit më të fortë politik të serbëve në Kosovë”, ka thënë Jevtiq. Ai ka shtuar edhe se “në këtë kohë në Kosovë ka shumë probleme në gjyqësor veçanërisht kur është fjala për çështjen e pronës së uzurpuar dhe se sundimi i ligjit nuk do të arrihet përmes ngritjes së aktakuzave të motivuara politikisht duke shprehur besimin se nga një procedure të tillë megjithatë, do të hiqet dorë”.
Në komunikatën e Ministrisë së Kthimit nuk tregohet nëse Kusari-Lila i është përgjigjur drejtpërdrejt shqetësimit të Jevtiqit, porse tregohet se “kryetarja e Gjakovës ka shprehur mendimin se fakt është që serbët janë të lirë për të vizituar dhe të kthehen në Gjakovë, por nga kjo të mos krijohet storie dhe të mos bëhen deklarata që nuk do të ndihmojnë të krijimin e një atmosferë pozitive”.
“Kohët e fundit unë kam qenë me Atin Sava, një murg i manastirit të Deçanit, kamë ecur nëpër Gjakovë pa ndonjë problem. Nëse ne nuk japin deklarata serioze politike dhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës, unë jam e sigurt se vizita dhe kthimi i serbëve të Gjakovës do të kalojë pa ndonjë problem. E drejta e pronës është e pamohueshme dhe kjo e drejtë nga askush nuk mund të merret. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të shmangur atë që kemi pasur në të kaluarën dhe që ne t’ju kthehemi një të ardhmes më të mirë”, transmetohen fjalët e kryetares së Gjakovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here