Jetë e vështirë për familjen e Nusret Kaloshit, të vrarë në Kumanovë

0

Një fotografi të grisur nxjerr nga vitrina Shemsije Rrahmani. E ruan me kujdes bashkë me kujtimet e një martese 15-vjeçare prej ditës së vrasjes së burrit të saj në Kumanovë. “Ktu ka dalë t’u luftu në Preshevë”, tregon 38 vjeçja nga Ferizaj, që prej 9 majit ka barrën e rritjes së tre jetimëve pa shtëpi, pa ndihmë sociale e pa punë.

Shemsija është e veja e Nusret Kaloshit (1975) nga Qairi i Shkupit, i vrarë në betejen e Kumanovës muajin e kaluar. Ai ka jetuar në Ferizaj prej përfundimit të luftës në Shqipëri Lindore në vitin 2001. Paraprakisht kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare në Luginë të Preshevës. Në fotografinë që ruan Shemsija është një moment i ngrirë i Nusretit nga një betejë në Luginë të Preshevës. Është i veshur me uniformë me sy në nishanin e një kallashnikovi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here