Jeta nuk të jep njerëzit që do, por ata për të cilët ke nevojë

0

Edhe pse mund të krijojmë vazhdimisht marrëdhënie me njerëz të ndryshëm, sërish ndonjëherë ndihemi jo të kënaqur lidhur me disa njerëz që kemi në jetën tonë. Ndihemi sikur marrëdhëniet me ta na kufizojnë, na dëmtojnë, ndonjëherë edhe na bëjnë më të dobët.

Duhet të kuptojmë se njerëzit që hyjnë në jetën tonë, hyjnë për një arsye: për të na rritur, për të na bërë të mësojmë diçka. Jeta na jep njerëzit për të cilët kemi nevojë, jo ata që ne do të donim të kishim pranë.

Në bërthamën familjare mësojmë të duam, të japim, të falim dhe të kemi durim. Mund të kemi prindër që na gjykojnë, mund të kemi fëmijë që na mësojnë gjëra të reja në jetë, por që përfundimi është i njëjtë. Këto lidhje kaq të forta nuk mund të kalojnë përmes jetës sonë pa na dhënë diçka, një mësim, apo një eksperiencë të re në jetë.

Çdo takim, çdo marrëdhënie, çdo person që takojmë, na dhuron një mësim të vlefshëm, një eksperiencë që do e mbajmë mend gjatë. Mëso të shohësh me sytë e zemrës, duke shkuar përtej aparencës, apo asaj që duket me lehtësi. Nëse mësojmë t’i shohim gjërat në thellësi, duke mos u mjaftuar thjesht me sipërfaqen, do i kuptojmë më thjesht leksionet që marrim prej gjithkujt që bëhet pjesë e jetës sonë.

Pavarësisht synimeve të veçanta që kemi, ai që na bashkon të gjithëve është fakti se të gjithë duam të jemi të lumtur në jetë dhe këtë dëshirojmë ta arrijmë sa më lehtë. Mirëpo nuk është çdo gjë, ashtu siç ne duam ta kemi. Do të kemi edhe momente, kur do të mërzitemi me veten dhe me vendimet që kemi marrë. Do të kemi momente, kur do të pendohemi që u kemi dhënë shumë nga vetja personave që nuk meritonin gjë. Por janë pikërisht ata persona që na mësojnë se si të jemi të fortë. Është jeta që po na kërkon të jemi më të fortë, sepse vetëm përmes të qenurit të fortë mund të arrijmë të jemi të lumtur. Lumturia u përket atyre që punojnë fort për ta arritur atë.

Për momentin mund të mos e kuptosh qëllimin, se pse jeta të sjell disa persona në jetën tënde, por koha do të t’i qartësojë të gjitha mendimet. Jepi kohë vetes dhe marrëdhënieve të tua dhe çdo gjë do të bëhet më e qartë. / bota.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here