Jep rezultate Shoqata Humanitare e Kaçanikut, ndërton shtëpi e ndihmon me ushqime

0

98 familje janë ndihmuar me ushqim për periudha të ndryshme kohore, 2 shtëpi janë në ndërtim e sipër ndërsa edhe për 3 shtëpi të tjera janë dërguar mjetet financiare në Komunën e Kaçanikut.

Krejt kjo qëkur ka filluar punën Shoqata Humanitare e Kaçanikut apo SH.H.K me iniciativën e Kadri Doganit, qytetar kaçanikas, i cili jeton me famije në Danimarkë.

Fillimisht ka qenë interesimi i qytetarëve nga faqja e Facebook-ut “ Ta shfryjmë mallin Kaçanikas“ në të cilën janë bërë apele për ndihmë, ndërsa nga ajo faqe ka lindur edhe ideja për hapjen e një konto në të cilën qytetarë të ndryshëm dhe mërgimtarë mund t’i dërgojnë ndihmat e tyre për familjet të cilat janë në nevojë. Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe interesimin e madh të qytetarëve për të ndihmuar kjo faqe filloi të përhapet dhe në këtë mënyrë të shtohet interesimi për frymë vullnetare dhe për ndihmesën financiare. Me 31 mars të këtij viti SH.H.K ka bërë edhe hapjen zyrtare në Shtëpinë e Kulturës “Xhelajdin Kurtaj” në Kaçanik, ku kryetar është zgjedhur Shpend Krusha.

Anëtarët e kësaj shoqate kanë pasur mbështetje të madhe nga qytetarët kaçanikas, mërgimtarët dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës si Vushtrria dhe Mitrovica. por ka pasur ndihma edhe nga Shqipëria, të cilat janë solidarizuar me mundësitë e tyre. Por një mbështetje për shoqatën nuk e ka dhënë komuna e Kaçanikut të cilët jo vetëm që nuk kanë ndihmuar financiarisht por edhe kanë bojkotuar ftesën për pjesmarrje gjatë hapjes zyrtare të shoqatës.

Gjatë vizitave nëpër shtëpi të ndryshme të cilat kanë përfshirë fshatrat e Kaçanikut si Stagova, Biqeci, Llanishta, Kovaqeci etj.. familjet kanë konfirmuar që 15 vjet pas luftës organet komunale dhe qeveria nuk i kanë vizituar dhe ndihmuar aspak ndërsa shpresa e tyre mbetej vetëm tek shoqata. Gjithashtu shoqata nuk e ndali punën vetëm në territorin e Kaçanikut por ka ndihmuar edhe familje nga komuna e Vitisë dhe Ferizajit. Në drejtim të shoqatës janë dërguar edhe disa kërcënime të ndryshme për ndaljen e punës dhe gjithashtu është konfirmuar nga shoqata që qeveria po mundohet që t’ua vonojë konton dhe ndihmat që dërgohen nga larg mirëpo asnjëra nga këto nuk ka çuar në humbjen e dëshirës për punën dhe ndihmat vullnetare. Ndihmesë të madhe kanë bërë edhe disa markete me ushqime dhe Ejup Dema me dyer dhe dritare. Qëllimi i shoqatës është krijimi i një jete më të mirë për qytetarët të cilët janë harruar nga qeveria. Kadri Dogani ka konfirmuar që veprimtaria e tillë do të vazhdojë dhe ka mirëpritur ndihma nga ata të cilët kanë mundësi. Ai në Kaçanik është i njohur për ndihmat të cilat u ka bërë klubit futbollistik “Lepenci” për vite me radhë ku si bashkëpuntor për një kohë e kishte Liman Nikën. Interesimi për ndihmesën e shoqatës po vazhdon dhe paralelisht me të edhe puna e palodhshme dhe vullnetare e antarëve dhe qytetarëve Kaçanikas brenda dhe jashtë vendit.

Përgatiti Arlena Krivenjava

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here