Jep dorëheqje Qeveria palestineze

0

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah ka paraqitur dorëheqjen e Qeverisë para kryetarit të shtetit palestinez Mahmoud Abass,ka thënë një burim i afërtë me kabinetin e presidentit Abass,raporton agjensia e lajmeve AFP,përcjellë Portali Online.”Hamdallah ka paraqitur dorëheqjen e Qeverisë pranë presidentit Abass i cili e ka urdhëruar të fillojë formimin e një Qeverie të re”-thotë Nimr Hamad,këshilltar politik i presidentit Abass.

Hamdallah duhet të fillojë konsultimet menjëher me të gjitha partitë dhe lëvizjet palestineze,ndër të tjera edhe me lëvizjen islamiste Hamas të rajonit të Gazës.

Dorëheqja e Qeverisë vjen si rezultat i paaftësisë për të reaguar në ngjarjet e vitit 2014 që dërguan vendin në luftë civile që nga viti 2007 në mes të Fatahut laik,Abass-it të moderuar dhe Hamasit islamist./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here