Jeb Bush, kandidati më i mundshëm i republikanëve për president të SHBA-ve

0

PRISHTINË, 1 SHKURT – Shtëpia e Bardhë mund të ketë edhe një president me mbiemrin Bush, nga e njëjta familje me dy ish presidentët paraprak. Mitt Romney nga Partia Republikane është tërhequr nga kandidimi për herë të tretë në garën presidenciale të SHBA-ve që do të mbahet në vitin 2016 dhe kjo ka ngritur dilemën se kush nga republikanët do ta marrë përsipër sfidën e kandidimit. Janë të shumtë republikanët amerikanë të cilët tani e shohin si pretendentin kryesor për garën e ardhshme John Ellis Bush, të njohur si Jeb Bush(1953)djalin e ish presidentit George H. W. Bush dhe vëllaun më të ri të ish presidentit tjetër të SHBA-ve George W Bush. Jeb Bush, ka qenë guvernator i Floridës nga viti 1999 deri më 2007 dhe është republikani i vetëm që ka shërbyer dy mandate të plota 4 vjeqare si guvernator i Floridës. Një tjetër kandidat i mundshëm i republikanëve mësohet se është guvernatori i New Jersey, Chris Christie. Si kandidat potencial shihet edhe senatori karizmatik Marco Rubio. Megjithatë mbiemri Bush vlerësohet se është një atu në duartë e ish guvernatorit Jeb Bush për të siguruar kandidaturën për garën presidenciale më 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here