Java e Filmit Shqiptar në New York mbahet edhe këtë vit

0

Java e filmit Shqiptar do të vazhdoj me edicionin e 4-të që do të mbahet në New York prej datës 30 tetor deri me 5 nëntor 2015 .

Në javën e Filmit Shqiptar 2015 të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë artistët shqiptar që dy viteve të fundit kanë prodhuar: film të gjatë, film i metrazhit të shkurtër dhe film dokumentar.

Të drejtë pjesëmarrje kanë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi.

Këtë edicion do të ndahen 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse e ato janë:

-Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë

-Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër

-Dokumentari më i mire

-Aktori më i mirë

-Aktorja më e mirë

-Muzika më e mirë

-Kamera më e mirë

-Regjisori më i mirë

-Çmimi i produksionit

-Çmimi i publikut

Po ashtu në kuadër të Javës së Filmit Shqiptar, Edicioni I 4-të 2015 do të prezantohet kultura dhe tradita Ilire- paraardhësve tonë.

Gjatë një jave radhazi do të shihen veprat artistike dhe artizanalet e tjera me motive ilire të cilat prezantohen enkas në Javën e Filmit Shqiptar 2015.

Këto vepra, dëshmojnë shumë qartë lashtësinë e kombit tonë dhe civilizimit që i përkasim.

Kujtojmë se konkursi është hapur me 15 qershor të këtij viti dhe do të zgjatë deri me 31 gusht.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here