Java e Albanologjisë, trajtohet perceptimi i të tjerëve mbi shqiptarët

0

U mbajt sesioni i tretë në Javën e Albanologjisë, ku po prezantohen punime të ndryshme shkencore, ndërsa sot ishte seanca e historisë me temën “Këndvështrimet e të huajve mbi shqiptarët”. Këtë seancë e drejtuan Tamara Scheer, Pëllumb Xhufi, Memli Krasniqi dhe Nehat Krasniqi.

Ku ky i fundit studimin e tij e kishte bërë me temën “Ali Emiri për kulturën shqiptare”.
Osmanologu Krasniqi fillimisht studimin e tij e kishte fokusuar tek jeta dhe vepra e Ali Emirit, i cili në vitin 1896 ishte emëruar inspektor në Vilajetin e Janinës dhe në Vilajetin e Shkodrës, dhe në këtë cilësi dhe sipas profesorit Krasniqi, ai e shfrytëzoi këtë rast që të vizitojë e eksplorojë thuajse të gjitha qytetet dhe qytezat e këtyre dy vilajeteve si Leskovikun, Përmetin, Beratin, Kavajën, Durrësin, Tiranën, Bushatin, etj.

“Gjatë kohës sa qëndroi në Shqipëri, Ali Emiri ka grumbulluar dhe ka marrë me vete në Stamboll një thesar tejet të çmuar dorëshkrimesh dhe dokumentesh me alfabet arab, në gjuhën osmane, persiane, arabe dhe shqipe. Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve që ka marrë ai nga viset shqiptare janë vepra letrare të autorëve shqiptarë, si divane dhe përmbledhje të poezive në gjuhët e përmendura orientale dhe një pjesë e vogël, por shumë e rëndësishme e tyre në gjuhën shqipe”, theksoi ai, duke vazhduar të potencojë se duke u mbështetur në dorëshkrimet e gjetura në viset shqiptare, Ali Emiri përpiloi dy vepra me interes për Letërsinë Shqiptare të Divanit dhe për Letërsinë Shqipe Alhamiado.

“Vepra e parë e këtij autori mban titullin “Poetët osmanë të Vilajetit të Shkodrës”, kurse vepra e dytë “Poetët osmanë të Vilajeti të Janinës”, dhe këto vepra sjellin të dhëna me interes për albanologjinë”, vazhdoi më tej Krasniqi.

Nga nëntë studiuesë që kishin për të lexuar, të pranishëm ishin vetëm disa prej tyre. Sot ishte dita e tretë e Javës së Albanologjisë duke i lënë hapësirë ditës së katërt e cila na sjellë sesionin e katërt me seancën për “Folklorin shqiptar tek autorët e huaj”. / KultPlus.com 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here