Jashtëtokësorët në Elbasan?

0

Jashtëtokësorët kanë vizituar një natë më parë Elbasanin. Ju duket e pabesueshme por dëshmitarë të kësaj ngjarje të rrallë kozmike kanë qenë me dhjetëra qytetarë që i filmuan duke realuzuar edhe video si kjo që do të shihni më poshtë.

Objekti me formë të veçantë u pa rreth orës 23:00 mbi Kodër Krastë.

Qytetarët dëshmitarë tregojnë se kanë qenë në një lokal në afërsi të Krastës kur befas nga kjo kodër e veshur me pisha u ngrit një objekt i rrallë. “Ishte një dritë e fuqishme-shprehet Erald Zela, një nga dëshmitarët.  Në fillim ajo qe fare afër tokës, por më pas u ngrit. Bëri disa lëvizje të shpejta zigzake e u largua lart në qiell. Sa qemë aty e pamë këtë dritë verbuese. U ngritëm në këmbë e po bërtisnim Ufo. Ishte një ndjenjë e veçantë, sa e bukr aq dhe frikshme dhe e pasigurtë. Nxorëm celularët dhe filmuam. Si unë kanë filmuar me dhjetëra të tjerë. Nuk kisha parë më parë një objekt të tillë. Ai ishte një objekt jashtëtokësor. Si quhen. Ufo. Jam i bindur. Po ju dërgoj këtë video.

Nga Elbasani janë raportuar edhe herë të tjera dëshmi për Ufo, veçanërisht mbi Kërrabë. Po ashtu edhe në Shqipëri janë me dhjetëra raste të filmuara dhe fotografuara mbi ekzistencën e Ufo-ve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here