Jasharaj: Të gjithë u pajtuam që greva të vazhdojë deri në plotësim të kërkesave

0

Këshilli i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka mbajtur një mbledhje sot, ku edhe një herë është vendosur për vazhdimin e grevës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj u ka bërë thirrje institucioneve që të tërhiqen nga Projektligji i pagave.

“I drejtohemi institucioneve, pra kryeministrit, deputetëve, kryeparlamentarit, që Projektligji të ndryshohet ose të tërhiqet nga Kuvendi”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Në lidhje me kërkesat e SBASHK-ut ka folur edhe menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri.

Ai tha se ose duhet të ngriten koeficientët, ose të tërhiqet Ligji.

“Janë dy mundësi: ose të tërhiqet projektligji dhe të qetësohet situata aktuale, ose që deputetët në seancë ta bëjnë një ngritje të koeficienteve, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe greva në arsim po vazhdon edhe në javën e tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here