Januzaj zgjedh Kosovën?

0

Adnan Januzaj nuk është ftuar nga Belgjika për ndeshjet e ardhshme, mirëpo ai mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots nuk e ka ftuar Adnan Januzajn për dy ndeshjet e ardhshme, mirëpo ky mund të jetë një lajm i mirë për Kosovën.

Burime të “Zërit” kanë thënë se babai i Adnanit, Abedini, është në bisedime me krerët e Federatës së Kosovës (FFK), që së paku të luajë ndonjë miqësore me Kosovën.

Januzaj është kritikuar shumë që nuk ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo ai tani mund të ketë sërish përkrahjen e gjithë shqiptarëve nëse luan për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here