Januz Kastrati, as anëtar kryesie në degë, as delegat i Kuvendit të LDK-së

0

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së së Malishevës e ka nxjerrë edhe kryesinë e re të degës. Në të nuk gjendet kryetari i deritashëm i degës, Januz Kastrati. Ai nuk është as në listën e delegatëve të kësaj dege për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së. Kastrati ka thënë për Portalin Online se arsyeja pse ai nuk gjendet në mesin e anëtarëve të kryesisë është për faktin se ai ka garuar për kryetar dege. “Unë i kam hyrë garës për kryetar dege”, ka theksuar ai. Kastrati ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në radhët e LDK-së, të cilën e përfaqëson në KK të Malishevës si shef i anëtarëve të saj. “As që bëhet fjalë për ndërrim partie”, është shprehur ai. Në listën e anëtarëve të kryesisë të cilën e ka bërë publike në Facebook deputeti Salih Morina, shihet se vet ai ka fituar më së shumti vota e pas tij vijnë Fetah Rudi, Bajrush Hoti e Labinot Gashi.

delegatget

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here