Grcev: “Shovenizmi, ultranacionalimi që e bën të pamundur bashkëjetesën ndëretnike”

0

Politikani opozitar në IRJM, Miroslav Grcev, ka thënë se të gjitha elementet thelbësore fashiste të ringjalljes së nacionalizmit janë të pranishme në ideologjinë dhe praktikat e sundimit të ushtruar nga regjimi i Gruevskit. “Shovenizmi, ultranacionalimi që e bën të pamundur bashkëjetesën ndëretnike, si dhe paranoja që na izolon e na largon nga fqinjët. Projektet famëkëqia eugjenike për stimulim etnikisht selektiv të fëmijës së tretë (vetëm për sllavët, v.i.), praktikat totalitare e autoritare të sundimit, kontrolli mbi mediat dhe propaganda shurdhuese, gërryerja e të drejtave të njeriut, si dhe shumë karakteristika tjera fashiste janë produkt i ideologjisë së tij të Gjakut e Tokës”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here