Janjiq: Vendimi i Kushtetueses përshpejton Asociacionin

0

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka thënë se procesi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë (AKS) do të përshpejtohet, falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Janjiq, sipas REL, ka thënë se Kushtetuesja ka zgjidhur dilemën, e cila nuk ka mundur të zgjidhet në tryezën e bisedimeve.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës tani mundet që me dekret të zbatojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit, në vend se me ligj.

Për miratimin e ligjit do të duhej të siguroheshin dy të tretat e votave në Parlamentin e Kosovës, çfarë do të thotë se opozita do të kishte shanse të reja për të sfiduar marrëveshjen.

“Kjo manovër me Gjykatën Kushtetuese është menduar mirë edhe nga Qeveria (e Kosovës), edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe ka pasur për qëllim të çojë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të ndalojë shpërbërjen e Kuvendit dhe destabilizimin e Qeverisë për shkak të një marrëveshjeje”, ka thënë për mediat serbe analisti Janjiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here