Janjiq: Incidentet në veri, mund të krijojnë trazira etnike në Kosovë

0

Analisti politik, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se incidentet e fundit në veri të Kosovës, mund të rriten në trazira serioze gjatë këtij viti dhe në tërmete sociale, politike dhe ndëretnike.

Janjiq ka thënë se kontekstet shqiptaro-serbe “ është si rezultat i një dinamike të gabuar” në fushën e sigurisë në veri të Kosovës dhe në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net

Në një intervistë për televizionin serb “TV Pink”, ka thënë se forcat policore të Kosovës nuk funksionojnë në mënyrë moderne dhe se për këtë arsye, nevojitet kohë të dalin rezultatet e hetimit.

Janjiq vlerëson se, siç është shprehur, “të qetësohet topi”, dhe në të njëjtën kohë, të vendosen lidhje paqësore me strukturat e sigurisë në veri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here