Janë sekuestruar mbi 1 milion euro, 17 banesa, 11 shtëpi, një hotel, 6 lokale afariste, 30 kg ari, restorante, fabrika, kilnika…

0

PRISHTINË, 2 SHKURT – Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu ka thënë sot në një debat të organizuar nga Lëvizja FOL se në kuadër të luftimit të krimeve ekonomike gjatë vitit 2014 pasuria e sekuestruar ka qenë 31 milion euro. Kjo për të përbënë sukses pasi vetëm një vit më parë ishte sekuestruar pasuri në vetëm 1.6 milion euro, vlerë. “Gjatë vitit 2014 në pasurinë e sekuestruar ka edhe pasuri të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, mirëpo presim vendimet e gjykatës për konfiskim”, ka tërhequr vëmendjen Fazliu. Sipas tij nga gjithë pasuria e sekuestruar gjatë vitit 2014 vetëm mbi 1 milion euro kanë qenë para të gatshme. Ndërkaq janë sekuestruar edhe 17 banesa, 8 vila, 11 shtëpi, 2 objekte ndërtimore, një hotel, 6 lokale afariste, 30 kg ari, si dhe restorante, fabrika, klinika etj. “Gjithashtu, për pasuri të konfiskuar kemi rreth 15 vendime të gjykatës të cilat kapin shumën rreth 25 mijë euro, të cilat do të kalojnë në buxhetin e shtetit, pra, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me sekuestrim por edhe me konfiskim të pasurisë”, ka vënë në pah Fazliu. “Gjithashtu, aktualisht janë edhe 18 raste që janë veç në procese gjyqësore dhe jemi në pritje të rezultateve”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here