Janë kthyer 17 mijë azilkërkues kosovarë

0

Minsitria e Punëve të Brendshme e Kosovës konfirmon se deri më tash janë kthyer rreth 17 mijë azilkërkues, të cilëve iu është refuzuar azili.

Azilkërkuesit dhe riintegrimi i tyre ka qenë temë diskutimi në një tavolinë ku ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, kishte mbledh kryetarët e komunave në Kosovë.

Ministria bashkë me komunat do të duhet të vazhdojë me fushatat për sensibilizimin dhe për përfitimet nga fondet e riatdhesimit.

Ministri kosovar  i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se ky takim kishte ardhë pas konsultimeve që ky i fundit ka pasur me kryeministrin dhe ministrin e Integrimeve Evropiane për të trajtuar bashkërisht me ta çështjen që ishte edhe një nga kriteret për liberalizim të vizave

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here