Janë barna, e jo cigare!

0

LIRIDONA BINAKU

Në çdo vend shëndeti është primar, mirëpo po e shoh që në vendin tonë gjëja e parë që duhet të bësh kur shkon në spital për tu mjekuar është ta fusësh dorën në xhep. Mungesa e barnave esenciale po i detyron pacientët t’i blejnë vetë gjërat elementare për trajtimin mjekësorë të tyre. Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po e sfidon mungesa e medikamenteve mjekësore duke filluar nga infuzionet, shiringat, gjilpërat e shumë ilaçe tjera të cilat janë të rëndësishme , e që pacientët mujtën apo s’mujtën duhet të shpenzojnë nga xhepi i tyre vetëm për t’ia bërë qaren vetit. Duke qenë edhe vetë dëshmitare e rasteve të tilla, shpeshherë jam detyruar që të blejë vetë infuzion dhe gjilpëra sepse nuk kishte në spital. Ky problem i cili është mjaft serioz po më krijon një bindje që me të vërtetë shëndetësia po shkon drejt një niveli të palakmueshëm dhe që Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon përkushtim për të krijuar një sistem të mirë shëndetësorë. Sipas drejtoreshës së barnatores qendrore në QKUK, Enkelejda Gjonbalaj, Ministria e Shëndetësisë gjatë muajve të parë të këtij viti ka arritur ta furnizojë me barna QKUK-në me vetëm 39 për qind, duke u ndier e shqetësuar nga kjo gjë që po ndodh në Kosovë është e papranueshme që të mos përmbushën as 40 për qind nevojat e pacientëve, ku ajo që bie në sy për të keq në këtë mes është se ka mungesë të shiringave dhe gjilpërave e lëre më të gjërave tjera elementare. Ani pse Ministria e Shëndetësisë thotë se ka një buxhet të ulët, duhet theksuar se buxheti për barnat në Kosovë është 14.5 milionë më shumë se në vitin 2014, por ja që kjo ministri ende vazhdon me ritmin e njëjtë të furnizimit me barna për QKUK-në , prandaj duhet të ndërmarr masa për të parandaluar këtë veqori negative që po ndodhë brenda këtij institucioni. QKUK si istitucion publik shëndetësorë nuk ka arritur ta përmbushë listën esenciale me barna, kjo gjë nuk duhej të ndodhte por ja që Ministria e Shëndetësisë si pasojë e buxhetit të cilin e cilëson të ulët dhe i cili nuk po mjafton ta përmisojë gjëndjen e furnizimit që ka për detyrë kjo ministri e cila nuk po e kryen obligimin e saj në mënyrë të duhur. Mungesa e barnave vërehet pothuajse në të gjitha repartet, poashtu në sallat e operacionit mungon anestezioni që është mjaft i rëndësishëm dhe nuk duhet të mungoj asnjëherë, por për të shpëtuar jetën dhe për t’iu nënshtruar operacionit pacienti është ai i cili obligohet vetë ta blejë. Pasi që pacientët detyrohen ti blejnë vetë gjërat elementare, shoh se nga kjo gjë jo vetëm që po vuajnë nga sëmundja por e dëmtojnë edhe buxhetin e tyre familjar. Duke u nisur nga fakti se në vendin tonë gjendja ekonomike është jo stabile dhe jo çdo familje ka mundësi që ti blejë medikamentet adekuate që i nevojiten për tu trajtuar, është spitali ai që duhet të ofrojë mundësi për tu shëruar e jo të dëmtojë xhepin e tyre, gjëndjes jo stabile ekonomike nuk duhet ti prijë edhe gjëndja e mjerueshme e shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në tre muajt e fundit janë diagnostifikuar rreth 190 raste me kancer, shifër kjo të cilën e shoh alarmante dhe që për shërimin e kësaj sëmundje malinje janë të nëvojshme “kimioterapia”, “raditerapia”, “polikimiterapia”, terapi këto adekuate për të trajtuar një sëmundje të tillë, kritikë tjetër është edhe mungesa e “citostatikëve” barnave që luftojnë sëmundjet tumorale apo më mirë të themi ilaçe për kurimin e pacientëve që janë të diagnostifikuar me kancer, mirëpo problemi qëndron se QKUK nuk i posedon pothuajse të gjitha produktet medicinale andaj me apo pa mundësi financiare detyron pacientët që të trajtohen jashtë vendit. Në kërkim të shërimit tyre ata shpeshherë shkojnë edhe në vendet e rajonit që të blejnë ilaçin që u nevojitet, sepse atë nuk e gjejnë në vendin e tyre. Pasiqë institucioni shëndetësorë nuk ofron mundësi të mira për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, atëherë barnatoret janë ato të cilat përfitojnë më shumë në këtë rast, sepse rrisin çmimin e barnave të cilat mungojnë në QKUK. Kjo mungesë ka bërë që farmacistët të manipulojnë më pacientët duke u ofruar ilaçin zëvendësues të atij adekuat, vetëm që të shesin medikamentin dhe të fitojnë para, e jo të shërojnë pacientin. Kur jemi te përfitimi, jo rrallë herë mjeku të drejton apo të rekomandon se në cilën barnatore të shkosh për të blerë ilaçin, kështu më ka ndodhur edhe mua ku mjeku më ka rekomanduar se në cilën barnatore të shkoj të blejë duke më thënë se aty mund ta gjesh më lirë dhe janë më të mirë, shihet qartë se në këtë rast nuk synon të tregohet i drejt me punën që bënë dhe etik ndaj pacientit, por mund të ekzistojë mundësia që mjeku dhe farmacisti janë të lidhur me njëri tjetrin për arsye përfitimi përsonal. Në fakt kjo vjen si pasojë jo e mungesës së antibiotikëve apo barnave tjera alternative por për tregti. Dihet se trajtimi i sëmundjeve tumorale kushton dhe dihet se seancat shkojnë në mënyrë ciklike, atëherë do të ishte më mirë që këto ilaçe ta kenë një çmim mesatar sepse çmimin e lartë e kanë të pamundur ta përballojnë gjithë të sëmurët. Janë barna, e jo cigare andaj nuk duhet të bëhet tregti me barna të cilat janë primare për të shëndetin e pacientit, e lëre më të rritet çmimi i tyre, ku më krijon bindjen se po bëhet një tregti thuajse je në pazar e jo në baranatore, gjë kjo e cila nuk duhej të lejohej të ndodhte pasi që në pyetje është shërimi i pacientit, trajtimi i sëmundjeve, e jo të bëhet tregti vetëm për të përfituar para. Ja kjo është situata e tanishme që po ndodhë në shëndetësinë kosovare, më saktësisht në QKUK e cila është mjaft alarmante dhe për t’u shqetësuar. Mungesa e barnave dhe buxheti i ulët janë këta dy faktorët kryesorë që po e sfidojnë shëndetësinë, ku ende po vazhdojnë të mbeten problem i pazgjidhur, mirëpo është shumë e nevojshme që të mirren masa konkrete për të parandaluar një gjë të tillë. Meqenëse pacienti është ai i cili po detyrohet të shpenzojë nga xhepi i tij dhe të dëmtojë gjendjen e tij ekonomike, pastaj po detyrohet që të trajtohet jashtë vendit vetëm që të bëjë kurimin sëmundjës dhe pasi që çmimi i lartë i ilaçeve është prezent në barnatoret e vendit tonë, atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë e përkushtuar për një sistem shëndetësor më të mirë e poashtu në qendër të saj duhet të ketë pacientin. Pastaj Ministria e Financave duhet të ndaj një buxhet i cili duhet të mbulojë mungesën e barnave kjo për arsye që të mos detyrohet pacienti të blejë nga xhepi i tij dhe të dëmtojë buxhetin familjar. Si përfundim vetëm duke e marrë punën më me seriozitet të furnizimit të barnave dhe duke u treguar më të përkushtuar ndaj pacientit si QKUK, Ministria e Shëndetësisë, ashtu edhe ajo e Financave duke ndarë buxhet më të arsyeshëm kështu do të ndihmonin në plotësimin e nevojave të pacientëve dhe do të ndalonin gjendjen jo të mirë që ka kapluar shëndetësinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here