Janë arrestuar disa pjestarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të dyshuar për 8 vepra penale

0

Janë arrestuar disa pjestarë të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ata kanë kryer 9 vepra të ndryshme penale. Zbulimi i fshehtësisë zyrtare, Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtarë, Marrja e ryshfetit, Ushtrim i ndikimit, Dhënia e ryshfetit, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre dhe Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit. Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), në një komunikatë për media sot ka njoftuar se në polici janë shoqëruar një kapiten policor, një zyrtar policor, dy pjesëtarë të FSK-së, një sekretar të shkollës së mesme teknike profesionale si dhe një profesor i shkollës së mesme në Drenas. Ndër të arrestuarit është edhe drejtori për Migrim dhe të Huaj, Fadil Rexhepi. Të dyshuarëve tashmë u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Në njoftim tregohet se në orët e mbrëmjes të datës 17.03.2015 dhe më 18.03.2015 Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të PK-së ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Sinjali”. Ndërkaq merret vesh se në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka filluar hetimet për këtë rast që nga muaji shtator i vitit 2014. “Ky plan operativ është zbatuar sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj me ç’rast janë bastisur dhe kontrolluar pesë lokacione të ndryshme në Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Me këtë rast janë bastisur: një restorant dhe një lokal i lojërave të fatit në Ferizaj, dy lokale banimi dhe objekte përcjellëse nga ku janë konfiskuar dëshmi të ndryshme materiale”, është shpjeguar në komunikatën e IPK-së. Në operacionin e IPK-së kanë marrë pjesë edhe njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here