Janë arrestuar 6 persona, kishin vjedhë 11 mijë litra derivate

0

Janë identifikuar dhe arrestuar 6 persona të dyshuar se kanë vjedhë derivate nafte në magjistralen Prishtinë Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale rreth 11.000 litra derivate dhe katër armë zjarri: një AK-47, një M-48 ,një armë e cal.7.65mm, një revole me gas dhe 32 fishekë të cal. të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit  janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here