Janë arrestuar 3 zyrtarë të MTI-së për keqpërdorim të detyrës dhe mashtrim të blersëve

0

Sipas urdhrit të Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dje Policia e Kosovës i ka arrestuar 3 zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia e Metrologjisë. Sipas një njoftimi të lëshuar sot nga zyra e Prokurorit të Shtetit, zyrtarët e arrestuar janë: B.S., V.A. dhe D.H., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.1 dhe 2.2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrim i blerësve” në bashkëkryerje, nga neni 299 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Merret vesh se prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit: B.S. dhe V.A., të cilët pritet që sot të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake në Prishtinë, në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit. Ndërsa e dyshuara D.H. pas intervistimit në Prokurori është liruar në procedurë të rregullt. Në kuadër të këtij rasti pritet të zgjerohen hetimet edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë, të cilët kanë kontribuar që të licencohet dhe instalohet tipi i njehsorit të prodhuesit KOHLER AEL.TF 04-01 në tregun Kosovar. Ky rast sipas njoftimit është pjesë e Procedurave të Standardeve të Veprimit, ku është punuar dhe do të vazhdohet të punohet me ekip të veçantë deri në përfundimin e të gjitha procedurave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here