Janari më “i bereqetshëm” në historikun e ANP “Adem Jashari”

0

“Çmimet e fituara nga ANP ‘Adem Jashari’ vazhdojnë të dëshmohen me kualitet të shërbimeve të ofruara që kanë një rezultat pozitiv qysh në muajin e parë të vitit duke shënuar një muaj mjaft të susksesshëm.”është theksuar sot nga Zyra për Marrëdhënje me Publikun e ANP-së “Adem Jashari”.

Në janar të këtij viti sipas një njoftimi nga kjo zyrë, janë procesuar 120, 531 udhëtarë dhe 1019 fluturime “duke bërë që ky të jetë janari me numrin më të madh të trafikut në historinë e aeroportit krahasuar me muajin e njëjtë të viteve paraprake.”

Në Janar të vitit 2014 sipas lajmit ANP ‘Adem Jashari’ kishte një numër të udhëtarëve prej 95,327, në vitin 2015 kishte procesuar 106,839 udhëtarë për të arritur më pas top shifren deri në 120,531 udhëtarë.

“Kjo nënkupton se në krahasim me Janarin e vitit 2014 ka rreth 26.44% rritje ndërkaq në krahasim me muajin Janar 2015 ka rreth 12.82% rritje në numër të udhëtarëve. Sa i përket numrit të fluturimeve ka procesuar rreth 11.72% më shumë se në vitin 2014 dhe 10.04% më shumë se në vitin 2015.”është përmbyllur njoftimi i ANP-së “Adem Jashari”.

7d082929-833d-43d7-8604-2fc9504144a3

af931fd0-98c9-4478-8aa5-83fa699d65a3

7bc5c8e9-8573-4535-9554-a51910c15105

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here