Jakup Krasniqi:Po kerkohet t’ia mbyllin gojën opozitës

0

Jakup Krasniqi thotë se ashtu siç një ministër politik ka fyer qytetarët shumicë të vendit, ashtu edhe protesta kundër tij është politike. Madje pyet se ç’të keqe ka këtu.

 

Ja postimi i tij i plotë:

Unë po pyes shkurt:

Kur një ministër politik e bënë një skandal politik, duke i fyer qytetarët shumicë të vendit që e përfaqëson?! (më mirë të themi: që duhej ta përfaqësonte). A ka mundësi që Protesta kundër tij të mos ishte politike?

Nëse një vend i jashtëm, ka pretendime territoriale ndaj një vendi tjetër dhe kërkon pasurinë kombëtare të atij vendi? A mund të konsiderohen këto kërkesa politike jo politike? Pse Protesta në mbrojtje të kësaj pasurie, kërkohet të jetë, jo politike?

A është politike, thënia e udhëheqësve të lartë te Beogradit: “se nuk i lejojmë udhëheqësit e Kosovës të na vjedhin Trepçën”. Nëse kjo që u tha, nuk është politike? Atëherë edhe Protestat nuk janë politike!

Cila është mundësia që këto Protesta të mos janë politike?

Mos kemi këtu kërkesë, për ta heshtur opozitën?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here