Jakup Krasniqi:A po frikësohet vërtetë “ujku” Vuçiq i shndërruar në “qengj”

0

Ish kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi komenton  deklaratën e kryeministrit serb Vuçiç të dhënë në Bruksel gjatë një takimi me “miqët e Serbisë”(www.portalionline.com).Ndër të tjera Vuçiç thotë se “ka pak frikë nga situata në Ballkanin Perëndimorë …”

Ja postimi i plotë i z.Jakup Krasniqi në rrjetin social Facebook:

“A po frikësohet vërtetë, “ujku” Vuciq i shndërruar në “qengj”, kur po thotë:

“Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”.

Nëse kjo është e vërtetë, siç po thotë nxënësi i Milloshit dhe i Sheshelit, i cili ishte argat i angazhuar mirë në së paku tri lufta, nga të cilat, gjer me sot se kemi parë te distancohet a të bënë një kërkim falje formale. Politika që ai udhëheq ndaj Kosovës së lirë e të pavarur, flet shumë. Është mirë nëse vërtetë Vuciqi frikësohet, pasi politikat e gruevskëve nuk do të “mbështeten” as në Maqedoni e as në Serbi. Mbase ai mund të ketë frikë nga Protestat e ndonjë Zaevi serb?! Kjo do të ishte çështje tjetër.

Gruevski, nuk e ka planifikuar dhe organizuar Kumanovën për të përfunduar ashtu si përfundoi, e ka filluar që të shndërrohet në konflikt nder etnik për të realizuar atë që u dëgjua të thotë Jankollovska në përgjimet e publikuara nga opozita, për “zhdukjen e shqiptarëve”, që ajo i quante me një emër tepër përçmues. Ai nuk e ka organizuar Kumanovën për të pësuar disfatë, por për të përjetësuar qeverisjen e tij. Kumanova po i kthehet si bumerang!

Prandaj, e them me bindje se nëse nuk ka plane e projekte të hartuara për zhdukjen e shqiptarëve, te cilat plane kanë ndezur disa luftëra të përcjella me gjenocid, paqja është e siguruar në Ballkan! Por derisa të ketë Gruevska te millosheviqizuar, rreziku do të vazhdoj të jetë permanent në Ballkanin Perëndimor..

Nëse në Ballkanin tonë do të ketë Drejtësi e barazi mes kombeve, liria, paqja dhe siguria janë të garantuara!”/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here