Jakup Krasniqi: “Zyrtarët e LDK-së u vranë pas luftës për çështje financiare”

0

Jakup Krasniqi i pyetur në një debat në RTK rreth vrasjeve të zyrtarëve të lartë të LDK-së pas luftës në Kosovë, ka thënë se beson që ato vrasje ndërlidhen më shumë me çështje financiare se sa politike. “Nuk besojë e as që kam dëgjuar në ndonjë taborr politik të flitet se duhet bërë vrasje për eliminime politike, nëse i shikojmë përfitimet politike nga këto vrasje del se LDK-ja ka qenë ajo që ka përfituar më së shumti nga ato, duke e marr rolin e viktimës dhe të vimtimizuarit ky subjekt ka përfituar më së shumti vota nga ato”, ka thënë ai. “Më shumë se për motive politike unë besoj që kemi patur të bëjmë me motive financiare në ato vrasje”, ka thënë Krasniqi pa e elaboruar më hollësisht këtë tezë të re në opinionin tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here