Jakup Krasniqi thotë se Azem Vllasi bënte karrierë politike kur shqiptarët dënoheshin me burg

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se një nga liderët e komunizmit, Azem Vllasi, është prej atyre që bënin karrierë politike në ish-Jugosllavi kur të rinjve shqiptarë u shqiptoheshin masa drakonike burgu. Sipas tij, janë të turpshme deklaratat e Vllasit për protestat e vitit 1981 kur shqiptarët kërkonin Republikë. Krasniqi ka thënë se Vllasi bashkë me komunistët e tjerë Ali Shukrija e Sinan Hasani ishin dëshmuar si luftëtarë për mbrojtjen e interesave jugosllave dhe kundër interesave të popullit shqiptarë të Kosovës. Krasniqi postimin e tij në Facebook e ka shoqëruar me një fotografi ku shihen bashkë këta tre persona.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Këta ishin e ç’na ishin?

Na ishin një herë këta “baballarët” e kombit ( Ali Shukriu, Sinan Hasani e Azem Vllasi) që luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e cilësuan, hiq më pak se “kundërrevolucion”. Dhe kundërrevolucioni sipas marksistë-titistëve jugosllavë donte të thoshte: te luftosh pushtetin e klasës punëtore te Jugosllavisë, te luftosh kundër “vëllazërim bashkimit” e rendit socialistqë na paskëshin ndërtuar ata.

Këta si zbulues te “kundërrevolucionit”, arritën të avancohen në detyra të larta shtetërore, pasi ishin dëshmuar si luftëtarët më të zellshëm kundër nacionalistëve shqiptar, kundër popullit shqiptarë. Për ketë soj të njerëzve, nuk qe e rëndësishme pse u dënuan mijëra shqiptarë të rinj e të reja, te cilëve ju shqiptuan qindra e mijëra vite burgu, të cilat po të ktheheshin në shekuj do të bënin 250 shekuj burgimi, por u interesonte karriera e tyre politike. Natyrisht që këtu nuk llogariten ata të rinj e të reja që morën botën në sy, për tu ikur ndjekjeve që urdhëroheshin nga kjo treshe e “madhe”. Madje njëri nga ata, sot i vetmi i gjallë, ka sy e faqe ( me faqe sa Banati) edhe pas 34 vjete ta mbroj atë ngrehin që ka prodhuar mase tri lufta te egra. Çka është e tepërt e tepërt është!

Kjo që e tha Azem Vllasi për pranverën Shqiptare te 81. Nuk do të ishte ndonjë shqetësim, se edhe ky si fosilet para tij do të hiqen sysh, por është i dhimbshëm krijimi i ambientit që iu dha krahë këtyre mbeturinave te “vëllazërim bashkimit”, që vendit e popullit tonë i kanë shkaktuar shumë dhimbje e fatkeqësi. Duke i dëgjuar këto mbeturina te huaja në mesin tonë dhe pasuesit e tyre politik sot, s’na mbetet tjetër, veçse ti shpallim heronj këta bashkëpunëtor të shovinizmit serbo – jugosllav dhe të bëjmë thirrje për ti linçuar Heronjtë e vërtetë të Pranverës Shqiptare?! Ne, shqiptarët edhe ashtu nisemi si tolerues të skajshëm ndaj tradhtarëve të kombit, ketë e pat vërejtur në mesin e shekullit XIX Flamerajeri, studiuesi gjerman i njohur me veprën e tij ”Elementi shqiptar në Greqi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here