Jakup Krasniqi në Bruksel është takuar me Lunaçek e Kukan

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, po qëndron në Bruksel ku sipas një njoftimi nga Nisma, ka takuar Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën, si dhe eurodeputetin, Eduard Kukan.
Në takimet e zhvilluara temë kryesore ishte skandali i EULEX-it në rastin Kleçka, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi “ua ka shprehur shqetësimet e NISMA-s për Kosovën rreth këtij skandali”, të publikuar javë më parë në media.

Në këto takime të zhvilluara në Bruksel, mësohet se Krasniqi ka diksutuar edhe për tema tjera aktuale dhe të rëndësishme për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here