Jakup Krasniqi lë postin e deputetit, mbetet pranë Nismës

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është tërhequr nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Por ai aktivitetin e tij do ta ushtrojë pranë subjektit bashkëthemelues i të cilit është Nisma për Kosovën. Këto i ka bërë të ditura vetë Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook.

Teksti i plotë:

FALENDERIM NGA ZEMRA TE TË GJITHË ATYRE QË ME BESUAN

Në janar të vitit 2015 i mbusha plotë 64 vjet, prej tyre 42 vite të angazhimit politik ( që nga koha e organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës (1973), më pas në OMLK – 1975 – 1981). Nga 5 prilli i viti 1981 deri më 23 korrik të vitit 1991 i kalova në burgjet Jugosllave. Konsideroj që kisha një jetë mjaftë të gjatë në politikën aktive (e cila me krijoj vështirësi, me dha kënaqësi kombëtare e familjare dhe se fundi jo pak tensione politike). Ketë e bëra si në vitet e Lëvizjes Kombëtare (Klandestine) për Çlirim, ashtu edhe në Lëvizjen e Alternativës demokratike të para luftës çlirimtare, të luftës çlirimtare (UÇK-së) e më pas në periudhën e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.
Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër. Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar. Sigurisht që nuk do të nguroj t’ia ofroj përvojën time politike ta vë në shërbim të qytetarëve dhe subjektit politik – NISMA për Kosovën. Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa te me punoj mendja dhe shëndeti.
I falënderoj të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës, që me besuan dhe më dhanë besimin e përfaqësimit të tyre që nga viti 1992 e këndej, të cilët i përfaqësova me përkushtim edhe atëherë kur nuk e kisha besimin e tyre (nga viti 1973 – 1992), por e kisha vullnetin tim për t’i shërbyer Atdheut dhe Kombit.

Sinqerisht: Jakup Krasniqi
Prishtinë, më 20 janar 2015

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here