Jakup Krasniqi: Fosilet e komunizmit duhet ta kuptojnë që e ardhma u përket të rinjve

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se fosilet e komunizmit duhet ta kuptojnë që e ardhmja u përket të rinjve që janë në Sheshin “Skënderbeu”.

“Fosilet e komunizmit në qeveri duhet ta kuptojnë se e ardhmja e Kosovës është në Sheshin “Skënderbeu”! Shikoni me vemendje moshën e protestuesve! Mosha e tyre flet vet! Policia e Kosovës nuk duhet ta helmojë të ardhmën e Republikës!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka bashkangjitur fjalës së tij edhe një fotografi nga protesta e sotme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here