Jakup Krasniqi Behgjet Pacollit: “Po isha në Lugano”.

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit sot gjatë ditës kishte postuar një fotografi ku ata dy ishin bashkë. Krasniqi pos një copë teksti ka postuar edhe një fotografi. Ai ka thënë se takimi ishte zyrtar.

Postimi i plotë i Krasniqit 

PO ISHA NË LLUGANO

Me fotografi dhe fjalë

Pasi z. Behgjet Pacolli e ka postuar një foto ku jam edhe unë, do të ishte korrekte të thuhej arsyeja e vërtetë e qëndrimit te Delegacionit të Qeverisë së Përkohshme te Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999 në Llugano (Zvicër). Është e vërtetë se ftesa ka qenë e bërë nga Presidenti i firmës Mabetekst, Behgjet Pacolli, i cili pat premtuar për krijimin e një Fondi Investiv (zhvillimor) për Kosovën.

Qeveria e Kosovës pat vendosur që ta dërgonte një delegacion, në krye të të cilit kam qenë unë. Delegacioni ishte goxha i madh, bile veç pjesëtarëve nga Qeveria e Përkohshme, kishte përfaqësues edhe nga disa grupe të tjera te interesit. Qëllimi i delegacionit nga Kosova ishte që të bashkoheshin bizneset e ndryshme te diasporës për te investuar në Kosovën e shkatërruar nga lufta.
Ai Fond, emri i saktë i tij nuk me kujtohet, por e di që është drejtuar nga B. Pacolli. Se cili ka qenë roli i atij Fondi, më mirë duhet ta dinë drejtuesi i tij. Pra, shkuarja ime nuk ka qenë private, as për interesa personale. Kam qenë zyrtarisht dhe me qëllimin që ai, Pacolli ta ndihmonte zhvillimin e Kosovës e cila kishte nevojë për investime të ndryshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here