Jakobson dhe Engel, 4 korrikun e festuan në Teqenë e Madhe në Rahovec

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Treacy Ann Jacobon dhe kogresisiti amerikan Eliot Engel, kanë zgjedhur Teqenë e Madhe në Rahovec, për ta festuar 4 korrikun ditën e pavarësisë së shtetit të tyre.

Ata janë pritur nga ministri i Financave Avdulla Hoti. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së bashku në Teqenë e Madhe festuam ditën e pavarësisë të vendit mik

“Sot ne Rahovec, ne Teqenë e Madhe, na nderuan me vizite Kongresisti Eliot Engel dhe Ambasadorja Amerikane me bashkëpunëtore te tjerë. Festuam bashke ditën e pavarësisë se ShBA-ve, këtij vendi mik”, transmeton lajmi.net.

“Sipas Kongresistit Engel, ShBA është vendi me demokracinë me te vjetër, ndërkaq Kosova me demokracinë me te re qe ka shume për te mësuar”, ka shkruar Hoti.

r

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here