Jahjaga: Ua kemi kthyer shpresën të mbijetuarave të dhunës seksuale

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë sot në takimin e katërt të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës se puna e këshillit dhe të faktorëve të tjerë ka bërë që të ndryshojë historia e të mbijetuarve, t’u kthehet shpresa atyre. “Por, dua të them se na mbetet ende punë për të bërë së bashku. Andaj më shumë se kurrë duhet të vazhdojmë të angazhohemi për të përmbushur pjesën e mbetur të këtij rrugëtimi, duke filluar sa më parë procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfitimeve të parapara me ligj, duke forcuar qasjen në drejtësi, duke ju siguruar qasjen e nevojshme shëndetësore, duke vazhduar përpjekjet për fuqizimin ekonomik dhe duke luftuar stigmën, dhe ngritur vetëdijen shoqërore, duke thënë gjithsecili prej nesh se në këtë rrugëtim, nuk jemi NE dhe ATO, jemi NE dhe jemi NJË”, është shprehur ajo. Temë qendrore e takimit të sotëm ishte diskutimi rreth projektrregullores për njohjen dhe verifikimin e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,duke përfshirë edhe formularin e aplikimit.
Më 20 mars të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin me të cilin njohu statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe nga atëherë po punohet në jetësimin e vendimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here