Jahjaga: Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë së Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, ka theksuar se qytetarët e vendit tonë sot kremtojnë njërën ndër ditët më të shënuara në historinë tonë-Ditën e Kushtetutës. “Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të presidentes me rastin e Ditës së Kushtetutës:

“Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë. Sot kremtojmë një ndër ditët më të shënuara në historinë e shtetit tonë, Ditën e Kushtetutës, këtij akti madhor që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës – që qytetarin e tij e ka zot të kësaj toke, të barabartë pa dallim. Është dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës, ku sundon rendi dhe ku forca e ligjit shtrihet në gjithë territorin. Kjo është Dita e aktit më të lartë juridik dhe të vlerave të popujve dhe vendeve demokratike. Një Kushtetutë e shtetit tonë, me një histori të rëndë, që po ngritet me forcën e shpirtit të qytetarëve të tij, me vullnetin e tyre për ta bërë Kosovën një vend të dinjitetshëm, të përparuar dhe anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.
Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Republikës së Kosovës.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here