Jahjaga, shembull i udhëheqjes dhe integritetit për ambasadoren Jacobson

0

Në prag të përfundimit të mandatit në Kosovë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, tha se një pjesë e zemrës së saj do të mbetet në Kosovë. Diplomatja amerikane që fliste edhe gjuhen shqipe, tha se ishte nder të shërbesh në një vend si Kosova ku ka mbështetje të fuqishme për Amerikën.

Në ceremoninë e organizuar për nder të pavarësisë së Amerikës, Tracey Ann Jacobson, përshëndeti dhe falënderoi Kosovën e popullin e saj për mikpritjen që i kanë bërë gjatë qëndrimit këtu.

“Ju keni qenë pjesë e tri viteve të mia të mrekullueshme në Kosovë. Falënderim të veçantë për presidenten Jahjaga si shembull i udhëheqjes dhe integritetit. Ne kemi parë një përparim dhe sfidë, por në fund ky vend na ka lënë mbresa si një vend i ri dhe dinamik që shikon drejt të ardhmes”, tha Jacobson.

Ajo tha se është hera e fundit që personalitete kosovare, shoqërinë civile e mediat i pret në Ambasadën e SHBA-ve. “Një pjesë e zemrës sime do të mbetet gjithmonë këtu”, tha Jacobson, njëra nga diplomatet e rralla që ka folur edhe gjuhën shqipe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here