Jahjaga, shefave të GP-ve: Të themelojmë vet Gjykatën Speciale, kjo është alternativa më e mirë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka biseduar sot në takime të veçanta me shefat e Grupeve Parlamentare(GP)të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës: Adem Grabovcin nga PDK, Ismet Beqirin nga LDK, Glauk Konjufcën nga VV shw Valdete Bajramin nga Nisma për Kosovën, Donika Kadaj Bujupin nga AAK dhe Duda Baljen, Danush Ademin dhe Kujtim Paqakun nga Grupi Parlamentar 6 +.
Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese i ka njoftuar shefat e GP-ve për hapat e deritashëm të ndërmarrë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka njoftuar shefat e GP të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për nevojën e përmbylljes së këtij kapitulli të rëndë për Kosovën që do të merret me akuzat për krime të pretenduara të individëve dhe jo me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Presidentja Jahjaga pas takimeve me shefat e GP-ve dha edhe një deklaratë për media, të cilën më poshtë mund ta lexoni të plotë:

Jahjaga: Takimet tani që i pata me të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ishte që thjeshtë ta përmbush obligimin tim kushtetues dhe ligjor, që të jem faktor i unitetit institucional përbrenda të gjitha institucioneve të vendit, për t’i njoftuar lidhur me të gjithë procesin që kemi kaluar deri më tash sa i përket përmbushjes së një obligimi ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet. Ju e dini shumë mirë se Kuvendi i Kosovës tanimë e ka miratuar me 2/3 të votave të legjislacionit të kaluar për miratimin dhe themelimin e Gjykatës Speciale dhe letërkëmbimin në mes të Presidentit të vendit dhe përfaqësueses speciale të BE-së dhe alternativën të cilën tani e kemi përpara është alternativa më e mirë për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Republikës së Kosovës.
Unë e kam thënë disa herë dhe e ritheksoj edhe herave të ardhshme se kjo nuk e vendos në pikëpyetje luftën e lavdishme të UÇK-së, por është një proces që ka të bëjë me individë të caktuar dhe ne kemi thënë se ne si shtet, por është edhe parim kushtetues i Kosovës se jemi të përcaktuar për drejtësinë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t’i përmbahemi këtij parimi dhe ne duhet ta përmbushim këtë obligim.
Alternativa tjetër e cila është përcaktuar për Kosovën, unë them se është alternativë shumë e rrezikshme për Kosovën që të kalohet në Këshillin e Sigurimit dhe unë besoj se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta gjejnë kurajon dhe guximin që të mos shkojnë asaj rruge, por ta përmbushin atë obligim ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here