Jahjaga: “Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të zhdukurve të luftës”

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Ajo ka folur kështu të hënën.

“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur nga lufta e fundit. Familjet e 1 mijë e 653 të pagjeturve dhe e gjithë Kosova do të gjejnë qetësinë shpirtërore vetëm me vendosjen e drejtësisë në vend.
Kjo pllakë përkujtimore që nderon të gjithë qytetaret e pagjetur të Kosovës, do të na kujtoj ndër gjenerata këtë plagë të rëndë të historisë së dhimbshme të vendit tonë”, ka thëë presidentja Jahjaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here