Jahjaga në Malishevë: Të evitohen mangësitë që të tërheqim investime

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ai i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka dhe i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Albert Matoshi, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe anëtarët e qeverisë komunale.

Presidentja JAHJAGA, e njoftoi kryetarin Begaj, me qëllimin e këtij turneu nëpër komunat e vendit, që sipas presidentes, “pas shumë takimeve të ndryshme, janë gjetur disa mangësi të cilat duhet të përmirësohen, me qëllim të tërheqjes së investimeve dhe rritjes së zhvillimit ekonomik”.

“Dhe ky është edhe qëllimi ynë i vizitës, që të prezantojmë të gjeturat dhe t’i shqyrtojmë mundësitë që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik, duke filluar nga niveli lokal.”ka theksuar presidentja Jahjaga.

Kryetari BEGAJ, e njoftoi presidenten me problemet dhe të arriturat në këtë fushë. “Qasja në privatizimin e pronave të ndërmarrjeve, mendoj se ka qenë e gabuar dhe kjo ka ndikuar në masë të madhe në uljen e zhvillimit ekonomik, ku tek ne nga 1500 hektar vreshta, sot nuk ekziston asnjë hardhi. Mirëpo, ne si komunë, jemi munduar të përkrahim bizneset, duke hequr taksat komunale për biznese, kemi një infrastrukturë të mirë dhe kemi krijuar edhe lehtësira në regjistrimin e bizneseve, pastaj procedurat e lejeve për biznese janë të shpejta, si dhe i kemi përkrahur përmes mbështetjes financiare, sidomos në bujqësi, si sektori më i fuqishëm për zhvillim ekonomik në komunën tonë. Po ashtu kemi resurse edhe në zhvillim të turizmit. Kemi nevojë për përkrahje, por kemi nevojë që edhe Oda Ekonomike, të krijojë orientime për investime në bujqësi, pasi bujqit tanë, janë duke investuar në masë të madhe, por ju duhet t’i orientoni për investim”, ka sugjeruar kryetari Begaj. “Problem në vete është edhe furnizimi me energji elektrike, ku vetëm komuna jonë, nuk ka furnizim nga rrjeti 110 kilovoltësh, që ne nuk e dimë se pse nuk kemi qasje”, tha kryetari Begaj.

Po ashtu, edhe anëtarët e odave ekonomike, prezantuan idetë, gjetjet, problemet dhe orientimet e tyre, për zhvillimin ekonomik të vendit, duke filluar nga niveli lokal, për të arritur në nivel qendrorë.

Po ashtu në këtë takim, kryetari Begaj, e ka njoftuar presidenten Jahjaga, edhe me situatën pas vërshimeve në Komunën e Malishevës, ku është shkaktuar një dëm prej rreth 935 mijë eurosh dhe nevoja për ndihmë nga niveli qendrorë.

Presidentja merret vesh se sot i ka në agjndë për vizitë edhe komunat e Rahovecit, Suharekës dhe Prizrenit.

gipafetja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here