Jahjaga kërkon të intensifikohet dhe adresohet me urgjencë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka takuar sot Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Enver Peci, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni. Temë diskutimi sipas një njoftimi nga presidenca ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Presidentja Jahjaga theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian”, është theksuar në njoftim. Takimi i sotëm ishte pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here