Jahjaga: “E drejta për protestë e garantuar, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia”

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka dalë sot me një deklaratë publike në lidhje me protestën e mbajtur në kryeqytetin e vendit. “E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre, megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet”, është shprehur ajo në deklaratë. “E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës”, ka theksuar presidentja Jahjaga duke i ftuar të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here