Jahjaga e dekoroi Rainer Milkoreit me titullin Ambasador Nderi i Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim nënkryetarin e Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Milkoreit, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi i Kosovës.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Rainer Milkoreit për punën e tij dhe për kontributin e çmuar për zhvillimin, afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Nënkryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Milkoreit, e falënderoi Presidenten Jahjaha për medaljen me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe premtoi vazhdim të angazhimit dhe të mbështetjes për futbollin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here